Kurz fiton, por s’formon dot qeverinë

BOTA


Austriakët hodhën votën e tyre të dielën për zgjedhjen e qeverisë së tyre në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme.  Sipas exit poll-ve të para, fitues del partia Konservatore Popullore, e udhëhequr nga ish-kancelari Sebastian Kurz, që parashikohet të marrë 37% të votave.

Edhe pas skandalit që rrëzoi koalicionin qeverisës, Kurz duket se ende gëzonim pëlqimin në popull, por jo aq sa për ta formuar qeverinë i vetëm. Prandaj me shumë mundësi ai do të jetë në kërkim të një koalicioni qeverisës.


Social Demokratët parashikohet të marrin 22.5% me Partinë e Ekstremit të Djathtë të Lirisë me 16.7%. Partitë e tjera, të Gjelbrit parashikohet të marrin 13.1% dhe partia liberale Neos 7.8%.

Vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme pas video skandalit  ku shfaqej ish-kryetarit të partisë, FPÖ, Heinz-Christian Strache, i cili ishte në koalicion qeverisës me Kurz, ku i ofronte favore mbesës së një oligarku rus në këmbim të mbështetjes dhe financimit nga ana e saj. Fundi jo i lavdishëm i koalicionit të partisë konservatore, ÖVP dhe djathtistëve të FPÖ nuk e ka dëmtuar ish-partnerin konservator. Kurz mendohet të ketë marrë më shumë vota se në zgjedhjet e fundit dhe mund të bëhet me distancë forca kryesore, por sërish do jetë në kërkim të një koalicioni.




Skip to toolbar