Tërmet gjatë natës, epiqendra në Bubq

AKTUALITET


Lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës në vendin tonë. Tërmeti ka rënë rreth orës 1.40 minuta, me magnitudë 3.6 ballë, ndërsa epiqendra sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencës ka qenë në fshatin Bubq të Fushë Krujës në thellësinë 34 km.

Nuk ka raportime nëse tërmeti ka pasur pasoja, por kujtojmë se fshati Bubq tashmë është i goditur nga tërmeti dhe shumica e shtëpive janë të dëmtuara që nga 26 nëntori 2019. Një pjesë e mirë e banorëve jetojnë në kontenierë ose çadra në oborret e shtëpive të shkatërruara.


Lëkundjet e tërmeti janë ndjerë edhe në Tiranë, veçanërisht në ndërtesat e larta për shkak të vibrimit në lartësi.

Vetëm pak ditë më herët Turqia Lindore u godit nga një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës rihter që ka shënuar deri tani 35 viktima dhe mijëra të plagosur dhe të pastrehë.




Skip to toolbar