Liroi Gert Gjinararin, shkarkohet gjyqtari Markeljan Kuqo

AKTUALITET


Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Markeljan Kuqo.

Gjyqtari Markeljan Kuqo akuzohet se ka liruar nga burgu të dënuarin me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari, i njohur ndryshe edhe si “Gjenerali”.


Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe në mënyrë unanime vendosi për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës.

“Në përfundimet mbi hetimin e kryer, Inspektori i Lartë Artur Metani argumentoi se veprimet e mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtari kanë cenuar besimin, që magjistrati duhet të përcjellë tek publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë, kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson, duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit”, thuhet në njoftimin e ILD.




Skip to toolbar