Lulzim Berisha para gjykatës/ Spanjë, prokuroria kërkon ekstradimin e shqiptarit të arrestuar

AKTUALITET


Gjykata Kombëtare e Spanjë, ka zhvilluar të martën një seancë, për sa I përket kërkesës së bërë nga Shqipëria për të ekstraduar të shumkërkuarin Lulzim Berisha.

52-vjeçari, i cili në këtë seancë është mbrojtur nga dy avokatë spanjollë, i ka kërkuar gjykatës që të mos dorëzohet në Shqipëri duke pretentuar se në vendin tonë I rrezikohet jeta, dhe ka frikë nga një hakmarrje për shkak të së shkuarës së tij.


Ndërkohë Prokuroria Spanjolle, ka këmbëngulur që ai të ekstradohet, duke u bazuar në kërkesën e palës shqiptare që e dyshon për një sër ngjarjesh kriminale.

Brenda sallës, Prokuroria ka përmendur të shkuarën e Lulzim Berishës, rrezikshmërinë që ai paraqet, dhe akuzat e ngritura nga Prokuoria e Posatë shkuarën e Lulzim Berishës, rrezikshmërinë që ai paraqet, dhe akuzat e ngritura nga Prokuoria e Posaçme.

Teksa është shprehur se ka frikë për jetën e tij, Lulzim Berisha ka theksuar se deri më tani ndaj tij janë bërë 4 atentate, madje është sulmuar me predha antitank, ku edhe ka pasur lëndime trupore. Sipas tij familja e tij ka shkuar në Suedi për shkak të frikës së hakmarrjes. Mes të tjerash, si mbrojtje, Lul Berisha ka përmendur edhe faktin se ka kërkuar azil në Spanjë.

Ndërkohë Prokuroria ka theksuar se atij I rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke ua dorëzuar Lulzim Berishën, autoriteteve shqiptare, ai nuk do të rrezikohet në asnjë moment.

Në 8 dhjetor të 2020 SPAK njoftoi zbardhjen e 2 ngjarjeve kriminale të ndodhura 15 vite më parë ku fillimisht do të ekzekutohej Klodian Saliu dhe më pas me eksploziv Vajdin Lamaj dhe miku i tij Artan Arsi.

Sipas dosjes hetimore zbulimi i personave të përfshirë në këto dy ngjarje u bë përmes dëshmisë së një prej të akuzuarve, Luftar Reçit i cili tha disa emra që sipas tij ishin të përfshirë, ku ndër to ai përmendi dhe Lulzim Berishën. Gjykata Kombëtare duhet të vendosë nëse Berisha do të ekstradohet në Shqipëri për t’u gjykuar për krimet për të cilat akuzohet, ndërsa vendimi pritet të merret në ditët në vijim.




Skip to toolbar