Manastirliu: Asnjë fatalitet nga COVID-19 s’është fshehur në Shqipëri

CORONAVIRUS


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka siguruar se asnjë fatalitet nga COVID-19 nuk u fsheh nga autoritetet në Shqipëri.

Ajo thotë se të gjitha vdekjet janë të regjistruara në regjistrin e Gjendjes Civile dhe ata që akuzojnë duan të manipulojnë publikun.


Për më tepër Manastirliu thekson se sistemi shëndetësor nuk u përthye nga pandemia, madje i rezistoi kësaj sfide të vërtetë, pork a ende nevojë për shumë përmirësime.

‘’Për një gjë të jeni të bindur, asnjë fatalitet nuk është fshehur. Të gjitha fatalitetet janë të regjistruara në regjistrin e gjendjes civile. Kushdo që abuzon dhe thotë diçka të tillë, thjesht do të manipulojë opinionin publik. Sa i përket fataliteteve nga Covid, janë ato që raportojmë cdo ditë në mënyrë transparente, nga dita 1 e pandemisë.

Kemi shifrat, por jo analizë. Këto numra të cilët janë, janë për kohore të përcaktuar. S’ka një algoritëm ti bashkojë, efektet për çdo vend. Kur të vijë ai moment do të jem këtu në studio.

Ajo çfarë na tregoi sistemi ynë shëndetësor është që investimet gjatë këtyre viteve rezultuan efektive. Qoftë tek Urgjenca, infrastruktura e spitalit, investimi tek burimet njerëzore. U bë një Ansambël që funksionoi, jo çdo gjë ishte perfekt.

Sistemi shëndetësor nuk u përthye nga pandemia, falë angazhimit të inefrmierëve, mjekëve, laborantëve, farmacistëve.

Edhe investimet që kemi bërë në sektorin shëndetësor kanë rezultuar investime që i kanë shërbyer njerëzve. Sistemi i Urgjencës Kombëtare me ambulancat moderne, thirrjet në kohë reale.

Sistemi ende ka nevojë për shumë përmirësime, por i rezistoi një sfide të vërtetë. ‘’- tha Manastirliu.




Skip to toolbar