“McGonigal”, më 2 Mars mbahet mocioni me debat mes opozitës dhe Ramës

Më të fundit


Të enjten e 2 Marsit, në Parlament do të zhvillohet mocioni me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal” e kërkuar prej opozitës.

Data u caktua pas votimit të hapur në Parlament në seancën e sotme. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj deklaroi se nga votimi i hapur u vendos që mocioni me debat me Ramën për çështjen “McGonigal” do të mbahet në 2 Mars.


Në mocion janë përfshirë edhe interpelanca dhe të gjitha pyetjet e kërkuara nga opozita.




Skip to toolbar