Ndjekje si në filma, policia qëllon në drejtim të shoferit, i mituri përplaset e plagoset rëndë

AKTUALITET


Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur në orët e para të së hënës në Selanik.

Rreth orës 01:00, një automjet ndaloi në një pikë karburanti në rrugën Monastiriou, nuk pagoi dhe iku. Menjëherë u njoftua ELAS dhe filloi ndjekja.


Sipas informacioneve të para, policia ka tentuar ta ndalojë duke qëlluar në drejtim të mjetit.

Deri më tani nuk dihet nëse shoferi i është kundërpërgjigjur zjarrit të policisë, por në tentativë për t’u arratisur shoferi është përplasur me një mur dhe ka marrë lëndime të rënda.

Sipas të njëjtave informacione, drejtuesi i mjetit dyshohet se është i mitur.




Skip to toolbar