Arben Kraja: Do mbroj prokurorët nga sulmet

AKTUALITET


Kandidati i dytë në listë për postin e kreut të SPAK, Arben Kraja tha para KLP-së, se si drejtues do të mbrojë prokurorët nga sulmet e padrejta që vijnë kryesisht nga politika. Në shpalosjen e vizionit të tij si drejtues i ardhshëm i SPAK, Kraja tha se ka eksperiencë në drejtimin e institucioneve dhe kjo do t’i shërbejë atij në drejtimin me sukses të SPAK. Kraja gjithashtu theksoi domosdoshmërinë për rinovimin e marrëveshjeve me ndërkombëtarët.

“Do të paraqes në mënyrë të përmbledhur vizionin tim për drejtimin e SPAK. Jam i ndërgjegjshëm për punën që na pret për ngritje dhe efektivitetit e kësaj strukture. Vlerësoj KLP për mënyrën profesionale dhe transparente në përzgjedhjen e prokurorëve për SPAK dhe sot për garën për drejtuesin e SPAK-ut. Kam eksperiencë drejtimi e cila garanton suksesin tim në drejtim të institucionit. Drejtuesi do të ketë eksperienca manexheriale, njohuri administrative, financiare. Kam bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për draftimin për sekuestrot parandaluese, imunitetin e zyrtarëve të lartë. Në cilësinë e drejtuesit do të mbroj prokurorët nga sulmet e padrejta. Drejtuesi duhet të ketë sjellje të ekuilibruar. Ka patur rrjedhje informacioni në media. Mendoj se duhen rinovuar edhe marrëveshjet me ndërkombëtarët”, tha Kraja në fjalën e tij para KLP-së.





Skip to toolbar