Apeli lë në fuqi vendimin për ish kryebashkun e Durrësit, Vangjush Dako

AKTUALITET


Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar vendimin e shkallës së parë, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ai do vijojë të qëndrojë në burg, ku akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. Kërkesa e tij për zbutje të masës u shqyrtua nga gjyqtarja e apelit Daniela Shirka, e cila refuzoi kërkesën e tij për liri.


Dako u arrestua me 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy rate. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshi me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.




Skip to toolbar