Krijimi i Prokurorisë së Posaçme që do të hetojë korrupsionin në nivele të larata dhe krimin e organizuar në vend, ka nisur të marrë jetë. Pas intervistës së dhënë nga katër prokurorët e parë të hënën para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të martën ka qenë radha drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, për të dhënë intervistën e saj përballë KLP-së dhe ndërkombëtarëve.
Report Tv, raporton se Prela është pyetur për karrierën e saj në organin e akuzës, dhe shqyrtimin e dosjeve të nxehta hetimore, si ajo ndaj Shullazit dhe bandës së tij. Një tjetër pyetje drejtuar Donika Prelës, ka qenë ajo në lidhje me përgjimet e publikuar nga gazeta gjermane “Bild”. Për këtë çështje, Prela mësohet të ketë thënë se “çështja është nën hetim”.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka vrejtur më herët probleme me kalimin e Vettingut nga znj.Prela. Por, shefja e Krimeve të Rënda, ka dhënë sqarime edhe për këtë çështje, duke i qëndruar të njëjtave deklarata që ka dhënë edhe para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Më herët, është marrë në pyetje edhe nga KLP edhe Besim Hajdarmataj, pyetjet për të cilin kanë qenë pothuajse të njëjtat, ashtu si dhe për Donika Prelën.