Nisi për pastrim parash, hetimi përfundon për pastrim të Bashës

#NËRADAR


Nga Mero Baze

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur pa hetuar plotësisht skandalin e pagesës prej 675 mijë dollarë në emër të Partisë Demokratike, për një kompani lobuese në SHBA, pagesa që aty janë lëvruar nga një kompani me pronarë rusë. Një vit më parë, Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimin penal për veprën e pastrimit të produkteve penale dhe atë të falsikimitt ë dokumentave për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe financierin e Partisë Demokratike, Ilir Dervishi. Hetimi nisi pasi u provua që në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, lobisti i PD, Nick Muzin, depozitoi deklaratën dhe kontratën me firmë të Lulzim Bashës, se ishin paguar për të, tre pagesa në shumën 675 mijë dollarë, nga Partia Demokratike e Shqipërisë.


Pagesa e parë është bërë më 24 mars 2017 nga rma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Por  vetëm pagesa prej 25 mijë dollarësh, është bërë nga Shqipëria dhe është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që është paguar nga PD-ja. Në SHBA ka nisur hetimi për këtë çështje dhe Nic Muzin është nën hetim edhe për disa çështje të tjera. Prokuroria shqiptare nisi letërporosi në SHBA për të marrë prej andej deklaratat e Muzin, por ato ende nuk kanë ardhur, pasi Muzin ka kërkuar garanci se nuk do hetohet për këtë çështje në Shqipëri.

Pagesat për Muzin, në shumën 650 mijë dollar, janë bërë nga një kompani me pronarë rusë, “Biniatta Trade LP. Mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës dhe heqja e akuzës pastrim i produkteve penale, dhe kuzimi i akuzave tek dy zyrtarë të PD, për falsikim dokumentash, është praktikisht një shkatërrim i qëllimshëm i hetimit dhe përpjekje për të nxjerrë të pafajshëm të vetmin person që ka rmosur kontratën me Muzin, që është Lulzim Basha. Së pari, hetimet nuk mund të mbylleshin pa ardhur letërporosia nga SHBA. Thelbi i këtij akti korruptiv është se 650 mijë dollarë kanë mbërritur në SHBA në emër të Partisë Demokratike dhe janë deklaruar aty në emër të kësaj partie, nga marrësi i parave.

Shqipëria duhet të sqarojë si janë transferuar këto para, ose kush ja ka huajtur në SHBA, Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion”, në TV Klan, se ka “marrë një kontribut me një shumë prej 500 mijë dollarësh, përmes një skeme plotësisht në përputhje me ligjin amerikan, nga shqiptaroamerikanët që kanë bërë grumbullim fondesh. Ky është një transaksion i drejtpërdrejtë, mes këtij fondi dhe kompanisë së lobimit. Këto para as nuk kanë ardhur në PD dhe as nuk janë paguar nga PD” . Më pas Basha e injoroi këtë deklaratë, dhe nuk e pohoi më, por Prokuroria nuk ka pse ndjek orekset e gënjeshtrave të Lulzim Bashës, por duhet të hetojë, se si kanë shkuar 650 mijë dollarë nga Partia Demokratike në Shqipëri, në llogarinë e Muzin në SHBA.

Nuk e ka bërë këtë në mënyrë të qëllimshme, dhe është në kushtet e një vepre penale. Së dyti, Prokuroria nuk mund të akuzojë Arben Ristanin si ish-sekretar i Përgjithshëm, për falsikim dokumentash, pasi kontrata e lobimit nuk është lidhur nga Arben Ristani dhe as ka vulën e partisë, por vetëm firmën e Lulzim Bashës, që nuk e mohon. Po ashtu, raportet në KQZ janë firmosur dhe dorëzuar nga financieri i partisë dhe nuk ka fare të dhëna për faturat e kontraktuara prej Bashës me Muzin. Në këtë mes, as Ristani dhe as financieri nuk kanë falsikuar asgjë, pasi ata kanë raportuar për ato shpenzime që janë bërë, konform rregullave të këtushëm.

Kontratën me Muzin e ka fshehur Lulzim Basha, jo ata. Ndaj tyre është nisur një ndjekje penale e paligjshme, e cila është po ashtu e dënueshme nga Kodi Penal, neni 313. Madje as Lulzim Basha nuk ka falsikuar asgjë këtu në KQZ. Ai ka bërë më keq, ka pastruar para, pasi në emër të tij kanë mbërritur në SHBA, 650 mijë dollarë, duke përdorur rmën e kryetarit të PD, dhe akoma nuk dimë se si lëvizën këto para, çfarë burime nanciar kishin dhe pse një kompani me pronarë rusë, e regjistruar në offshor, bëri pagesën finale. Së treti, që është dhe më e rënda, ndaj Lulzim Bashës nisi akuza për shkak të deklarimeve të bëra nga kompania ruse në SHBA, dhe jo për shkak të pagesave që ka deklaruar në KQZ. Akuza për fallsikim, fokusohet tek formularët e dorëzuar në KQZ, të cilët nëse nuk hetohen 650 mijë dollarët që kanë mbërritur në SHBA në rrugë të pista, nuk kanë asnjë fallsikim.

Pra Prokuroria, bën sikur ka dëgjuar për ca para që nuk i rakordojnë në KQZ. Në fakt, ka injoruar hetimin e pikërisht atyre parave, pra të 650 mijë dollarëve, dhe heton 25 mijë dollarët që janë deklaruar në KQZ dhe janë në rregull. E gjithë kjo është në fakt një bastardim i hetimit dhe një mënyrë që dosja të prishet. Madje Basha i ka pasur aq në kontroll prokurorët, sa i ka përdorur dhe për luftë të brendshme politike në PD, pasi gjithë hetimi është mbështetur tek deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, i cili thotë se kjo është përgjegjësi e ish- sekretarit të Përgjithshëm Ristani.

Jo se kjo e dëmton Arben Ristanin, por me këtë rast, në mënyrë perverse, duan që të provojnë, nëse Ristani është gati të flasë kundër Bashës, apo meqë nuk do të dënohet, të bëjë sikur është e vërtetë akuza e Bardhit. Si përfundim, Prokuroria ka vepruar dukshëm me vullnet të plotë, për të mos e hetuar këtë çështje, përveç prokurorit Kol Hysenaj, që nuk ka pranuar ta firmosë. Nuk di se çdo të bëhet, kur të vijë letërporosia nga SHBA dhe të prodhojë fakte të tjera, apo kur këtë gjë mund ta rihapë SPAK. Por është e qartë që Prokuroria nisi hetimet për paratë që kishin mbërritur në SHBA dhe i mbylli hetimet me paratë që janë deklaruar në KQZ. Një banalitet dhe paturpësi që vetëm prokurorët e Shqipërisë mund ta bëjnë, duke nisur hetim për pastrim parash dhe duke e mbyllur hetimin për të pastruar Bashën.




Skip to toolbar