Një jaht luksoz gjendet i braktisur në Shëngjin. Zhduket pronari turk

AKTUALITET


Gjendet gjatë natës  një jaht luksoz i braktisur në Shëngjin në det të hapur. Jahti me flamur turk e shqiptar dhe me motorë të ndezur është gjetur nga një peshkarexhë që e ka rimorkuar në port. Brenda jahtit 13 metra të gjatë, është gjetur dokumentacioni i rregullt dhe një pasaportë, që i përket një turku.

E ndërsa jahti është ankoruar në port, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë nga pronari, bazuar te dokumentet që janë gjetur. Policia ka nisur menjëherë verifikimet për të zbuluar misterin se përse është braktisur jahti nga pronari. Autoritetet shqiptare kanë vendosur kontaktet edhe me autoritetet turke për të marrë më shumë informacion në lidhje me pronarin.





Skip to toolbar