Ogerta Manastirliu: Ka dyshime se në vendin tonë qarkullojnë edhe variante të reja të Covid-19.

AKTUALITET


Gjatë një konference, ministrja tha se rritja e rasteve, kryesisht të rinj, por edhe riinfektimet tregojnë se mund të kemi edhe persona të infektuar me variantet e reja, por kjo do të vërtetohet pas marrjes së rezultateve nga laboratori i Berlinit.

“Ka një trend të lartë, që ekspertët vlerësojnë se është i pritshëm dhe probabilisht me qarkullimin e mutacionevce të reja.


Kemi dyshime të arsyeshme për qarkullimin e varianteve të reje, pasi shohim që të rinjtë janë më të infektuar. Kemi raste të riinfektimeve. Këto janë arsye që i çojnë ekspertët në dyshimet për variantet e reja. Pra kemi të bëjmë me këto dyshime të arsyeshme.

Jemi në pritje për analizat nga laboratori i Berlinit për të vërtetuar nëse këto dyshimet tona do të rezultojnë të vërteta.

Rritja ka edhe disa shkaqe të tjera, që lidhet me moszbatimin e masave, me grumbullimin e familjarëve si dhe me fluksin e qytetarëve në disa vende”, tha ndër të tjera Manastirliu.




Skip to toolbar