“Opozita, asnjë rol në Kuvend”, Vokshi: Ka mbetur në mëshirën e Ramës

Më të fundit


Komentatori Indrit Vokshi, i ftuar në ‘Real Story’ tha se integrimi në BE është një angazhim i përbashkët partiak. Sipas tij, Bashkimi Europian është një mekanizëm sigurie dhe strategjie. Më tej, në analizën e tij, Vokshi u shpreh se opozita është defaktorizuar dhe tashmë ka mbetur në mëshirën e Edi Ramës.

“Integrimi është çështje angazhimesh të përbashkëta, jo vetëm të një partie politike.

Ukraina, në 25 vjet ka pasur përballjen mes partive proruse dhe proeuropiane. Në vendin tonë partitë politike kanë qenë pro angazhimit, nuk është vetëm ëndrra europiane që do na japi lekë, është një angazhim shumëplanësh. BE është një mekanizëm sigurie dhe strategjie. Deri më sot s’ka pasur forca antieuropiane. Sidoqoftë opozita, republika ngrihet mbi një pakt dhe Rama mund t’i heq komisionin e integrimit opozitës, por mund ta kompesojë. Opozita është e panevojshme, nuk është mekanizëm bllokues dhe ka mbetur nën mëshirën e Edi Ramës, ky është lajmi i keq. Kjo vjen si pasojë e dobësimit të opozitës. Kjo opozitë ka hedhur në erë garancitë duke djegur mandatet dhe i ka dhënë mundësinë kryeministrit të bëj kuadrin si do vetë.

Ka ndodhur defaktorizimi i opozitës dhe Rama ka shfrytëzuar hapësirën që i është dhënë. Rama i ka mundësitë, i dhunon deri në fund dhe i tall me Inteligjencën Artificiale.” 



Skip to toolbar