Opozita në Kosovë bojkoton kuvendin, kërkohen zgjedhje: Qeveria s’ka besueshmëri

AKTUALITET


Dështon sërish mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Shkak për këtë është bërë bojkotimi nga partitë kryesore të opozitës.

Kjo sjellje po ndërmerret nga pakica si një shenjë proteste ndaj qeverisë dhe sjelljes së qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti ndaj aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës.


“Asnjë ditë të vetme nuk e meriton që ky Kuvend të mblidhet. PDK kërkon shpërbërjen e këtij Kuvendi dhe që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Si mund të vazhdohet tutje kur kjo Qeveria si pasojë e veprimeve të saja e ka pruar Kosovën në sanksione të ndryshme nga ShBA dhe BE. Ky Parlament, kjo Qeveri nuk është kredibile më dhe ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, tha Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar i PDK.

Atij iu përgjigj shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e cila tha se opozita po bojkoton pa arsye, ndërsa theksoi se po vonohet aprovimi i disa ligjeve që kanë rëndësi të madhe për qytetarët.

Përkundër asaj që duket si një ngërç politik, kuvendi i Kosovës mban dy seanca, ndërsa kryetari Glauk Konjufca pritet që të thërrasë dhe një tjetër për të enjten.




Skip to toolbar