Tragjedia në Vilë – Bashtovë, inspektorët dhe policia zbresin në terren, konstatohen shkelje

AKTUALITET


Një ditë pas tragjedisë ku tre pjesëtarë të së njëjtës familje humbën jetën teksa po laheshin ne plazhin Vilë-Bashtovës, inspektorë të Agjencisë Kombëtares të Bregdetit, shoqëruar edhe nga policia bashkiake kanë zbarkuar ne terren.

Ata po inspektojnë të gjithë vijën bregdetare për verifikimin e kushteve të sigurisë së plazheve që frekuentojnë pushuesit. Aksioni shtrihet në plazhin e madh të Durrësit, në plazhet e Katundit të ri, në Spille dhe Vilë-Bashtovë.


Vetëm në plazhin e Durrësit nga ura e Dajlanit deri në vendin e njohur si pista “Kosova”, task-forca ka konstatuar 15 subjekte me shkelje.

Subjektet që kanë nën administrim plazhet nuk kanë marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantojnë shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës dhe nuk kanë pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore de deri ku duhet të notojnë pushuesit.

Nga ana e inspektorëve është lënë detyrë përmbushja e të gjithë kritereve për plotësimin e sigurisë në plazhe, në të kundërt do të vendosën masa administrative deri në bllokim të aktivitetit.




Skip to toolbar