Osmani përballet me Vuçiç në OKB, mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Kosova në focus

KOSOVA


Ka nisur seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit. Në këtë seancë në New York, Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

I pranishëm në këtë takim është edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Osmani dhe Vuçiç do të ballafaqohen në këtë seancë, ndërsa Presidenca ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës “pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën”.


OKB-ja do ta shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut./abcnews.al/




Skip to toolbar