Parku i Liqenit me një kënd të ri force dhe tavolina shahu, Veliaj: Ideal për gjyshërit dhe sportistët e qytetit

AKTUALITET


Nisma e Bashkisë së Tiranës, “Luaj Tirana”, e cila po shtrihet në të gjithë kryeqytetin me krijimin e hapësirave argëtuese për fëmijë e të rritur, ka shtuar edhe një tjetër kënd force në hapësirën e Parkut të Liqenit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë të apasionuarit pas stërvitjes në natyrë duke njoftuar instalimin e 6 moduleve force dhe disa tavolinave për lojërave.
“Shtatori nisi me punë të bukura në Parkun e Liqenit! 6 modele force, tavolina për shah e ndriçim! – Ideal për gjyshërit dhe sportistët e qytetit”, thekson Veliaj.

Në Parkun e Liqenit, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar disa kënde sportive, ndërsa nuk mungojnë as hapësirat e dedikuara për fëmijët dhe për moshat e treta.





Skip to toolbar