Pas përplasjeve në Berlin, Haradinaj bën “paqe” me Ramën në samitin e Poznanit

AKTUALITET


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e premte e ka nisur me një foto ku shfaqet i ulur ballë për ballë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Që të dy kryeministrat ndodhen në Poznan për marrë pjesë në samitin për Ballkanin Perëndimor ku marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Para fillimit të sesionit plenar të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, në bashkëbisedim me Kryeministrat e rajonit” shkruan Haradinaj.


Ky takim mes Haradinajt dhe Ramës vjen pas mosmarrëveshjeve mes tyre në Samitin e Belinit. Shkak për përplasjen u bë një deklaratë e Harandiajt i cili tha se Rama e Thaçi i kanë bërë presion për heqjen e taksës për mallrat serbe.

Kryeministri Rama e mohoi një gjë të tillë, ndërsa vetë Haradianj më pas bëri hapa mbrapa dhe deklaroi se Ramën e ka si vëlla. Tashmë dy kryeministrat e kanë hedhur pas krahëve mosmarrëveshjen.




Skip to toolbar