Për të shlyer borxhin ndaj Johnny Depp, Amber Heard “sakrifikon” dhuratën super luksoze të Elon Musk

BOTA


Aktorja e njohur Amber Heard do të shesë një dhuratë shumë të shtrenjtë që ka marrë dikur nga Elon Musk, në mënyrë që të paguajë Johnny Depp, pas humbjes së gjyqit për shpifje. Heard ka qenë në një lidhje me themeluesin e ‘Tesla’ dhe ‘Space X’, ndaj edhe dhuratat e majme nga miliarderi afrikano-jugor nuk kanë qenë të pakta. Një nga dhuratat më të shtrenjta ishte një makinë ‘Tesla Model X’. Makina elektrike mund të përshkojë 628 km me një karikim të vetëm dhe ka plot 1200 kuaj fuqi.


Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Amber Heard ka fytyrën më të përsosur në botë, sipas një mjeku që përdori raportin e artë grek të bukurisë për të mbështetur pretendimin e tij. Ky raport i ‘Phi’ u zbulua nga grekët dhe përdoret në matematikë, art, dizajn, film, fotografi, etj. Raporti mund të gjendet kudo në natyrë dhe shumë e kanë konsideruar atë një formulë sekrete për të krijuar perfeksion. 





Skip to toolbar