Përçahet opozita, Hajdari: Ralf mos bëj show

AKTUALITET


Tryeza e OSBE-së për reformën zgjedhore është zhvilluar me debate të forta ndërkohë që ka shënuar edhe përçarjen e opozitës parlamentare. Deputetët Myslim Murrizi e Ralf Gjoni braktisën në shenjë proteste tryezën duke u shprehur se nuk bëhen fasadë të një fejese mes PD-PS. Ndërkohë që Rudina Hajdari nuk i është bashkuar atyre. Madje ajo e revoltuar ka dalë nga salla duke iu kërkuar atyre të qëndrojnë dhe të mos bëjnë njëlloj si përfaqësuesit e PD-së që braktisën më herët tryezën e OSBE.

Hajdari i është drejtuar deputetit Ralf Gjoni, duke i kërkuar të mos bëjë shoë politik, për të kthehet në tryezë. “Ralfi, mos bëj show politik, por hajde”, ka thënë ajo.


Hajdari nuk është bashkuar me ta, duke thënë se nëse do të largohen, do të sillen si PD. Sipas saj, kjo është anija e fundit e tyre dhe nëse do ta bojkotojnë sërish, do të fundosen. “Nëse ikim po sillemi si ata. Kjo është anija e fundit, nëse ata do të ikin, ju siguroj që do të fundosen në fundin e historisë”, është shprehur Hajdari.

Gjatë fjalës së saj në tryezë Hajdari kërkoi që reforma zgjedhore të përfshinte ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ajo tha se çdo pazar i fshehtë që mund të bëhet mes dy partive të mëdha për këtë reformë e dëmton atë dhe besimin e publikut.

Deputetët e tjerë të opozitës parlamentare u larguan në shenjë proteste pas propozimit të përfaqësuesit të PD-së Ivi Kaso që reforma të bëhej nga një strukturë e posaçme me praninë e ndërkombëtarëve por pa pjesëmarrjen e opozitës parlamentare, duke nënkuptuar që të bëhet mes PS dhe opozitës së bashkuar./realstory.al




Skip to toolbar