Përfundon numërimi/ Veliaj fitues me 60 mijë vota më shumë ndaj Belind Këlliçit

Më të fundit


Erion Veliaj është fituesi i padiskutueshëm i zgjedhjeve në Tiranë, i cili ka regjistruar nje rezultat spektakolar ne 14 Maj. Veliaj ka mundur thellë Belind Këlliçin, duke e çuar diferencën në 60 mijë vota. Nga të dhënat zyrtare, Veliaj rezulton fitues në të 27 njësitë që ka Tirana.

Kjo është fitorja më e thellë qe ka regjistruar ndonjëherë një kandidat në historinë e Tiranës, duke shënuar në këtë mënyrë edhe një nga humbjet më të thella të opozitës ne histori.


Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”. Madje, Belind Këlliçi ka humbur dhe në lagjen e tij tek “Myslym Shyri”, ku edhe votoi.




Skip to toolbar