Përmbytjet. Ditmir Bushati: Duhet një përqasje sa më e drejtë. Shteti është në këmbë.

AKTUALITET


Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati tha se duhet një përqasje sa më e drejtë për çështjen e përmbytjeve dhe situata të krijuara nga moti i keq në vend.

Referuar pamjeve dhe intervistave të banorëve në Sukth të transmetuara sonte në “Real Story” në News24, Bushati deklaroi se janë pamje të vështira, por se shteti me kapacitetet që ka është në këmbë.


“Më lejoni të shpreh solidaritetin me gjithë banorët që po kalojnë ditë të vështira, por dhe me gjithë strukturat shtetërore, emergjencat civile, pushtetin vendor që po përballen me këtë situatë të vështirë.
Ishte një raportim i vërtetë. Janë bërë disa investime, është krijuar një agjenci e posaçme, por duhet të kuptojmë se nga njëra anë nuk e kemi ne në dorë ligjësinë e natyrës dhe nga ana tjetër raporti ynë me tokën nuk ka qenë më i miri i mundshëm. E rëndësishme është që të kemi një përqasje sa më të drejtë për këto fenomene.

Nga kontaktet që kam pasur me njerëz në Shkodër, situata është më mirë se çka qenë, por jam dakord me ju që pamjet që pamë janë pamje të vështira. Por duhet thënë që shteti me mundësitë dhe kapacitetet që ka është në këmbë. Ne si politikanë duhet të mendojmë si ta bëjmë më mirë këtë punë”, tha Bushati




Skip to toolbar