Përplasja për karikaturat e Muhamedit, shtetet myslimane bojkotojnë produktet franceze

BOTA


Franca u ka kërkuar vendeve të Lindjes së Mesme t’i japin fund thirrjeve për bojkot të mallrave të saj, që erdhën si protestë kundër deklaratatave të presidentit Macron rreth të drejtës për të shfaqur dhe treguar karikaturat e Profetit Muhamed.

Ministria e Jashtme franceze tha se thirrjet “e pabazuara” për një bojkot po “shtyheshin nga një pakicë radikale”.


Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordan dhe Katar. Ndërkohë, protesta janë mbajturnë Libi, Siri dhe Rripin e Gazës.

Reagimi vjen si përgjigje ndaj komenteve  të Macron pas vrasjes së tmerrshme të mësuesit në Paris për sghkak se ai tregoi karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.

Presidenti tha se mësuesi, Samuel Paty, “u vra sepse islamikët duan të ardhmen tonë”, por Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat “.

Paraqitjet e Profetit Muhamed mund të shkaktojnë ofendime serioze për myslimanët sepse tradita islamike ndalon qartë imazhet e Muhamedit dhe Allahut (Zotit).

Por sekularizmi shtetëror, ose laiciteti, është thelbësore për identitetin kombëtar të Francës.

Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë minon unitetin, sipas shtetit francez.

Të dielën, Macron dyfishoi mbrojtjen e tij ndaj vlerave franceze me anë të një postimi në twitter: “Ne nuk do të dorëzohemi kurrë”.

Udhëheqësit politikë në Turqi dhe Pakistan e kanë akuzuar Macron se nuk respekton “lirinë e besimit” margjinalizuar miliona myslimanë në Francë.

Të dielën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan  i sugjeroi për herë të dytë homologut të tij Macron  që të bënte një kontroll mendor për pikëpamjet e tij mbi Islamin.

Komentet e shtynë Francën të tërheqë Ambasadorin e saj në Turqi për konsultime të shtunën.

Sa i përhapur është bojkoti ndaj produkteve franceze?

Disa rafte të supermarketeve u zbrazën nga produktet franceze në Jordan, Katar dhe Kuvajt deri të dielën. Kështu produktet për flokët  dhe ato kozmetike të prodhuara në Francë, nuk ishin të ekspozuara.

Në Kuvajt, një union i madh me pakicë ka urdhëruar një bojkot të mallrave franceze.

Bashkimi jo-qeveritar i Shoqërive të Bashkëpunimit të Konsumatorëve tha se kishte lëshuar direktivën në përgjigje të “fyerjeve të përsëritura” kundër Profetit Muhamed.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme franceze konfirmoi lëvizjet, duke shkruar: “Këto thirrje për bojkot janë të pabazuara dhe duhet të ndalen menjëherë, si dhe të gjitha sulmet kundër vendit tonë, të cilat po shtyhen nga një pakicë radikale”.

Thirrjet për bojkot kanë qarkulluar edhe në internet. Një hashtag që bën thirrje për bojkotin e zinxhirit të supermarketeve franceze Carrefour ishte tema e dytë më e prirur në Arabinë Saudite, ekonomia më e madhe e botës arabe.

Ndërkohë, protesta të vogla anti-franceze u mbajtën në Libi, Gaza dhe Sirinë veriore, ku milicitë e mbështetura nga Turqia ushtrojnë kontroll.




Skip to toolbar