Opozita e bashkuar është e vendosur për të thelluar krizën dhe përshkallëzuar protestat duke bllokuar 12 akse të rëndësishme rrugore në çdo qark të vendit.
Bllokimi i rrugëve do të nisë në orën 18 dhe do të vazhdojë për 2 orë.
Do të jenë 12 rrugë që do të bllokohen nga veriu në jug duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke djegur goma makinash.
Basha tha dje pas takimit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi se sot do të bëjë publike detyrat e qeverisë transitore. “Në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile. Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore. ”- tha Lulzim Basha.
Rrugët që do të bllokohen sot nga opozita:
1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik
3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot
4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.
5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades
6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja
7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
8. Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.
9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .
10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan