Peru/ Autobusi del nga rruga dhe bie nga një lartësi prej 200 metrash, të paktën 23 të vdekur

BOTA


Të paktën 23 persona humbën jetën kur një autobus ra në një humnerë në Peru. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në provincën e Cajamarca, në pjesën veriore të vendit.

Një autobus me 35 persona doli nga një rrugë fshati dhe ra në një humnerë 200 metra, duke përfunduar në një lumë, sipas raportimeve të mediave peruane.


Prokurorja Olga Bombadilla Teran tha për rrjetin RPP se rreth 15 të mbijetuar u dërguan në spitalet në Cajamarca dhe Celentin me lëndime të rënda.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta./abcnews.al




Skip to toolbar