Pezullohet peshëngritësi Endri Karina. Del me doping, pas 7 vitesh

AKTUALITET


Shtatë vjet pasi u rendit në vendin e 7-të në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, peshëngritësi shqiptar Endri Karina pezullohet nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes. Shkak është bërë dopingu.

Sipas një njoftimi zyrtar të International Weightliftin Federation, peshëngritësi shqiptar Endri Karina rezultoi me doping në Lojërat Olimpike “Londër 2012”. “IWF raporton se si pasojë e programit të rishikimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në lidhje me Lojërat Olimpike të Londrës 2012, mostra e urinës së atletit, është rianalizuar.


Endri Karina është gjetur me metabolitët (Steroidet Androogjenike Ekogjenike ekzogjene). Në përputhje me rregullat përkatëse, IWF vendosi pezullimin e detyreshëm të përkohshëm të atletit. Komiteti Olimik Ndërkombëtar është përgjegjës të vendosë për pasojat në lidhje me pjesëmarrjen e atletit në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkohë, Realstory.al mësoi se Federata Shqiptare e Peshëngritjes i komunikoi vendimin e peshëngritësit Endri Karina, ndërsa gjatë ditës së premte pritet që sportisti të vendos nëse do të hap mostrën B të urinës, për të kryer analizën tjetër ose jo.

Në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012, Endri Karina u rendit në vendin e 14-të në peshën 94 kg. Por, pas testeve anti-doping, 7 peshëngritës u skualifikuan nga pozicionet që zunë në olimpiadë, dhe Endri Karina zuri vendin e shtatë.




Skip to toolbar