‘Pistoleta, silenciator e kallashnikovë’/ Si u zbulua depo e modifikimit të armëve në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka zbuluar një depo që merrej me modifikimin e armëve të zjarrit në zonën e Yzberishtit. Nga operacioni i policisë janë sekuestruar një sasi armësh dhe municionesh luftarake, ndërsa në pranga ka rënë 2 persona.

Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika ka dhënë detaje për operacionin ku u zbulua një depo për modifikimin e armëve. Sipas kreut të policisë së Tiranës, dy të arrestuarit janë  Elvis Bakalli dhe Dorian Kalo.


“Në një ambient brenda banesës u konstatuan makineri dhe mjete te tjëra pune që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit. Në momentin e ndërhyrjes së policisë janë gjetur dy shtetas.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në automjet janë gjetur tetë pistoleta, tre automatikë, pjesë të ndryshme armësh dhe makineri që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit, një sasi parash dhe një automjet. Këto prova do dërgohen për ekzaminime të mëtejshme. Armët siguroheshin nga persona me të shkuar kriminale dhe shiteshin për kryerjen e veprave penale kundër personit”, tha ai.

Armët e sekuestruara janë dërguar për ekspertizë, për të parë nëse janë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.




Skip to toolbar