Avokati i “Rrumit” reagon në Real Story: Klienti im është i pafajshëm

#NËRADAR


Avokati i Pëllumb Muharremit, Detar Hysi ndërhyri direkt në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Ai shkruajti se: “klienti i im, Pëllumb Muharremi, e ka gjendjen gjyqësore të pastër. Ka marrë pafajësi”, tha shkurtimisht Hysi.

Kujtojmë se shtetasi Pëllumb Muharremi ishte në makinën e prokurorit Arjan Ndoja në atentatin e 1 nëntorit, ku mbeti i plagosur së bashku me prokurorin dhe shoferin e mjetit, Andi Maloku, që ndërroi jetë. Pëllumb Muharremi, i njohur me pseudonimin “Rrumi”, është i përfolur në çështjen e tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalëzit.


Ndërkohë, gazetari Alfred Lela replikoi në emision me avokatin e Pëllumb Muharremit, duke u shprehur se atij nuk po i bëhet gjyqi. Por fakti që Muharremi ka ndërruar katër emra, e bën atë të dyshuar. “Ne nuk po i bëjmë gjyqin klientit të tij. Por ai ka katër emra, fakti që ka katër emra, e bën atë të dyshuar”, tha Alfred Lela. /Realstory.a/




Skip to toolbar