Politika e jashtme në debat/ Ukraina, Kina dhe Lindja e Mesme, ja qëndrimet e Biden dhe Trump

BOTA


Dallimet mes dy kandidatëve që garojnë për të siguruar shtëpinë e bardhë janë të dukshme. Joe Biden dhe donald trump kanë shprejur qëndrimet tashmë të qarta për çështje të rëndësishme që prekin jo vetëm shtetet e bashkuara të amerikës por edhe të gjithë botën.

Një Rusi agresive, një Kinë që e ndjen veten më të fortë, një Lindje e Mesme në konflikt dhe marrëdhëniet e brishta në rang botëror, janë çështje kryesore të politikës së jashtme që as presidenti Joe Biden dhe as ish-presidenti Donald Trump nuk i anashkalojnë dot, pavarësisht se kush prej tyre do të fitojë zgjedhjet e nëntorit.


Administrata e Biden paralajmëroi rrezikun përpara se Rusia të niste agresionin ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe është zotuar ta mbështesë Kievin “për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”. Por kjo mbështetje u lëkund këtë vit, kur republikanët në Kongres bllokuan për gjashtë muaj në një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Kievin.

Pikëpamja e Trump për konfliktin është e ndërlikuar dhe kontradiktore. Në disa paraqitje,  ish presidenti amerika ka thënë se, nëse do të zgjidhej president, do t’i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë, por pa treguar se si.

Ka thënë se SHBA-ja nuk ka municione për vete dhe ka akuzuar Evropën se nuk kontribuon sa duhet. Trump ka qenë vazhdimisht kritik edhe ndaj përfshirjes së SHBA-së në luftën në Ukrainë, duke thënë se në vend se t’i jepte ndihmë, do të duhej t’i jepte kredi.

Megjithatë Lidhur me luftën, Trump tha së do ta zgjidhë çështjen e luftës përpara se të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Kur vjen fjala te Lindja e Mesme, Biden ka mbajtur publikisht pozicionin si mbështetësi më i fortë i Izraelit, pa e fshehur se shpesh është i zemëruar me kryeministrin Netanyahu ndërsa lufta në Gazë vazhdon. Ndërkohë nga ana tjetër marrëdhënia personale e Trump me udhëheqësin izraelit duket se ka ndikuar në pikëpamjen e tij ndaj rajonit.

Kur në maj, Biden u zotua se nuk do të dërgonte armë në Izrael nëse forcat izraelite kryenin një sulm të gjere tokësore në qytetin me popullsi të dendur, Rafah, në Gazë, Trump u kundërpërgjigj.

Në një postim në rrjetin Truth Social ai tha se me deklaratat e tij Biden po mbante “anën e terroristëve”, njësoj siç mbajti anën e protestuesve radikalë në kampuse”.

Në këtë pike, Trump zbatoi një taktikë retorike të veçantë, duke përdorur një çështje, në këtë rast Izraelin, për të sjellë në vëmendje një fjalë kyçe, “terrorizmin” që sipas anketimeve është një nga shqetësimet kryesore të votuesve dhe më pas duke e përdorur atë për çështje të brendshme

Ndërsa qëndrimi për kinën duket se nuk ndryshon shumë.

Deklaratat e përsëritura të  Biden lidhur me Pekinin është “konkurrencë, jo konflikt” dhe përdorimi i kartës së ekonomisë është e preferuara e Uashingtonit në këtë “lojë” me ndikim të lartë. Kjo duket se lidhet me atë që është përparësi për shumicën e votuesve amerikanë, ekonominë.

Në maj, Presidenti Biden theksoi rreziqet që sipas tij paraqet Kina, duke vendosur tarifa të larta për automjetet elektrike kineze, bateritë, çelikun, aluminin dhe pajisjet mjekësore.

Dhe Trump, një adhurues i vetëshpallur i tarifave, kohët e fundit propozoi një tarifë për të gjitha mallrat e importuara dhe një tarifë tjetër prej 60 për qind ose më shumë për importet kineze.




Skip to toolbar