Probleme me dokumentacionin,KQZ i kthen listat 4 partive

Më të fundit


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pas shqyrtimit të projektvendimeve vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumemërore të kandidatëve për të deputetë nga 4 parti.

Bëhet fjalë konkretisht për partitë;

1- Partia Lëvizja e Re; (Arjan Galdini)
2-Partia Aleanca Demokracia e Re; (Edmond Stojku)
3-Partia Lëvizja për Ndryshim; (Jozefina Topalli)
4-Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare. (Myslim Murrizi)

Kujtojmë se ditën e hënë të gjitha partitë politike në vend dorëzuan listat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që kreu i KQZ-së, theksoi se pas kësaj faze niste verifikimi i listave të kandidatëve sa i takon edhe formularit të dekriminalizmit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.



Skip to toolbar