Rama: Bashkia Shkodër bllokon ndërtimin e ujësjellësve! Kjo do ndodhë nëse fiton opozita

Më të fundit


Në “Real Story”, kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij se “nëse do të fitojnë kryebashkiakë të djathtë, nuk do bashkëpunojë”. Ai mori si shembull Shkodrën, ku tha se vetë Bashkia i ka bllokuar disa projekte të rëndësishme.  Për rrjedhojë, ai thotë se bashkëpunimi ndërpritet vetvetiu.

“Deklarata është politike, në funksion të përshkallëzimit të luftë politike në Tiranë. Që ta kuptojmë, ne kemi prej disa kohësh kompanitë që duhet të fillojnë ujësjellësit në Shkodër, që është më e prapambetura, aty financimi është i qeverisë, projektet janë bërë nga qeveria, kontraktorët janë gati dhe Bashkia nuk na jep lejen e ndërtimit. Ose për shembull, rruga Shëngjin Velipojë, pengohet prej gati një viti për shkak të përgatitjes së dokumentacionit dhe është çliruar Lezha dhe po bllokohet nga Shkodra. Rruga Shkodër-Theth kalon nëpërmjet Bogës, Boga është në Malësi të Madhe, Thethi në Shkodër, Boga është e pastër, Thethi është me plehra”





Skip to toolbar