Rama konsultim me rektorët e universiteteve publike për Arsimin e Lartë

AKTUALITET


Qeveria ka nisur sot konsultimi me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë dhe krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë. Ky fakt u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’.

Mes të tjerash Rama tha se ky mandat do të fokusohet drejt një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve shqiptare me ato europiane.


REAGIMI I RAMËS
📚Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë🤝

Do të punojmë ngushtësisht #sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri😍
#SkaKohëPërPushim🏃🏻♂️




Skip to toolbar