Rama prezanton punimet e “Rrugës së Arbrit”: Për hipokritët që nuk dinë ç’janë PPP-të

AKTUALITET


Rruga e premtuar e Arbrit duket se më në fund do të bëhet realitet dhe kjo falë një bashkëpunimi të shtetin me sekretin privat. Kryeministri Rama ka publikuar një video ku duket kantieri i punimeve të kësaj rruge që do iu shërbejë jo vetëm dibranëve, por gjithë shqiptarëve dhe fluksit të turistëve. Rama sqaron se kjo vepër më në fund po bëhet realit falë Partneritetit Publik Privat dhe sqaron për të gjithë shqiptarët që janë keqinformuar nga “gojët e shthururat politikanëve, hipokritëve dhe smirëzinjtë” se në fakt kjo nuk është gjë tjetër veçse investimi i kapitalit të privatit në një vepër publike dhe shlyerja e shteti me këste brenda një 10-vjeçari.

Rama sqaron se buxheti i shteti nuk e ka dot mundësinë për të investuar kaq shumë para vetëm në një rrugë, prandaj në ndihmë vjen privati, që shteti e shlyen atë me këste përgjatë disa viteve.


“Rruga e arbrit do të kërkonte 13 vite nga shteti, por fal PPP-ve ajo do të ngrihet në 3 vite.” shkruan Rama ndër të tjera.

“Shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbrit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibër, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam.Rruga e Arbrit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetëra e dhjetëra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, BRENDA VITIT 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, BRENDA VITIT 2031.

Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e smirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë:

Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit“, shkruan Rama

VIJON… shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam☀️🇦🇱Rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetra e dhjetra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, BRENDA VITIT 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, BRENDA VITIT 2031😊 (Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë👆: Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit🤝

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 31. August 2019



Skip to toolbar