Deputeti serb, ish kandidat për President: Kosova është shtet i pavarur

AKTUALITET


Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Nenad Canak ka deklaruar në një intervistë për RTK-në e Kosovës se Kosova është shtet i pavarur dhe se ai njeh pavarësinë e saj. Më tej ai ka dënuar krimet që serbët kanë kryer ndaj kosovarëve.

“Kosova është shtet i pavarur dhe unë e pranoj pavarësinë e saj. Në Serbi është një politikë që kurrë nuk do ta pranojë Kosovën shtet. Për fat të keq politika e Beogradit ka mbetur e njëjtë, ekzistojnë disa lëvizje pozitive jo vetëm për ngjarjet në Kosovës, por edhe në Bosnjë, por nuk ekziston një masë kritike që do të kishte pranuar në thelb politikën e gabimeve. Krimet nuk vjetërsohen kurrë, krimet po fshihen nën tepih, krimet duhet të zbardhen”, është shprehur deputeti serb.


Canak  është edhe kreu i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës dhe në 2017 ishte kandidat për president në Serbi. Ai u shpreh se është absurde që nuk akoma nuk ka lëvizje për dënimin e krimeve edhe 19 vjet pas rënies së Millosheviçit. Sipas tij nëse nuk do të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve, Serbia nuk mund të ecë përpara.




Skip to toolbar