Rama: Zgjedhja e Von der Leyen në krye të KE, lajm i mirë për ne

AKTUALITET


Pas votimit në Parlamentit Europian të Ursula von der Leyen,  si Presidente e Komisionit Europian, ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama. Shefi i Qeverisë shqiptare, ka përshëndetur zgjedhjen e Von der Leyen në krye të KE. Rama e cilëson këtë si një lajm të mirë jo vetëm për Europën por edhe për Shqipërinë.

“Lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula von der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur”, shkruan Rama në reagimin e tij në rrjetet sociale.


Ursula von der Leyen ka shprehur më herët qëndrimin ‘pro’ zgjerimit të Bashkimit Europian, duke konfirmuar mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jam e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE. Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht” , u shpreh Von der Leyen në përgjigjen që i ktheu deputetëve të Parlamentit Europian, pas një kërkese të tyre në lidhje me mendimin e saj për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.

Lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula von der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur👍

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 16. Juli 2019



Skip to toolbar