Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet/ Gonzato përgënjeshtron “Syri”: Asnjë ndërhyrje nga ne

Më të fundit


Silvio Gonzato, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, zgjodhi të mos e komentoje kontratën 6 milionë dollareshe të lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jo koment. Nuk kam. Do ia lë në dorë qëndrimet instancave përkatëse.”

Por pas takimit me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, diplomati i Brukselit mohoi kategorikisht lajmet e publikuara nga portali i familjes Berisha se ai kishte ndërhyrë në raportin paraprak të OSBE ODHIR.

“BE që unë përfaqësoj nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Kjo është edhe arsyeja përse unë bëra një reagim, gjë që rrallë ndodh, për të mohuar një lajm që pretendonte se ne kemi influencuar në raportin e publikuar nga ODIHR. Nëse njerëzit më njohin mua dhe BE e dinë se kjo është tërësisht e pavërtetë.”

Ambasadori Gonzato vuri theksin edhe tek rëndësia që kanë këto zgjedhje në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme sepse janë zgjedhjet e para që zhvillohen qe kur hapem negociatat me Shqipërinë ku po diskutojmë për parimet themeltare siç janë institucionet dhe proceset demokratike.”



Skip to toolbar