Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Debatet politike jashtë komisionit. Alibeaj: Asistencë nga SHBA e BE. Bylykbashi: Jo pazar

Më të fundit


Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore u mblodh këtë të premte të 17 qershorit.

Damian Gjiknuri tha se ky komision funksionin me fryme bipartizane dhe në këtë mënyrë “jemi të detyruar të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin të gjejmë konsensusin e pika të përbashkëta kompromisi”, pasi për t’u miratuar vendimet duhet dakordësia e të dya palëve.


“Ne s’kemi mundur ti adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE ODIHR se nuk u gjet dakordësia politike për disa pika. Jam i bindur se do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin. Kam bërë dhe një bisedë paraprake me bashkëkryetarin, do kërojmë asistencën e OSBE ODIHR me ekspertize si më parë që kanë krijuar shtratin e dakordësisë për cështje që palët nuk kanë dakordësi. Dhe organizma si është ambasada e SHBA, ku në me bashkëkryetarin do i drejtohemi me një letër zyrtare gjithë organizmave dikush me ekspertizë, pavarësisht nëse afati është 3 muaj ky proces do shtyhet nuk duhet të na shqetësojë afati. Ne synojmë ta bashkëdrejtojmë me konsensus, le t’ja lëmë debatet politike partive jashtë kësaj salle kjo është sallë që duhet të dalim me konkluzione”. u shpreh Gjiknuri.

Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Enkelejd Alibeaj tha se të gjitha organizmat ndërkombëtare do të jenë të ftuara të marrin pjesë me ekspertizën e tyre në ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

“Kam kërkuar që përveccse dërgimit të një kërkese zyrtare OSBE-së, do tia dërgojmë të njëjtën kërkesë edhe Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias, përfaqëues të BE-së dhe SHBA-së që kanë të drejtën të sjellin përfaqësuesit e tyre dhe të marrin pjesë me ekspertizë. Edhe organizata vendase me traditë në ndjekjen e procedurave zgjedhore që kanë përvojë, janë të ftuar që të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit të reformës zgjedhore”, u shpreh Alibeaj.

Ndonëse kishin deklaruar se nuk do të merrnin pjesë, Oerd Bylykbashi I rreshtuar krah Berishës, kërkoi të mos bëhet Pazar me këtë reformë

“Kjo reformë zgjedhore nuk mund të jetë pazar. Nuk mund të jetë si fundi i 2020, ku një pazar jo thjesht ndryshoi kodin zgjedhor, por shkatërroi një system zgjedhor. Rregullat e lojës në parim nuk ndërrohen në mënyrë të njëanshme. Ne sot duhet të punojmë bashkë për të vënë rregulla loje për qindra mijëra zgjedhës që janë atje. Përndryshe reformat bëhen për të zgjidhur probleme. Nëse krijon krizë politike, është më mirë të mos nisë.” U shpreh Bylykbashi




Skip to toolbar