Shtëpia e Bardhë: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë raketat e përdorura në sulmet në Ukrainë

BOTA


“Raketat balistike të dorëzuara nga Koreja e Veriut në Rusi janë përdorur në sulmet e fundit në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby deklaroi se sipas informacioneve të siguruara Koreja e Veriut i ka dorëzuar Rusisë sisteme lëshimi të raketave balistike, disa prej të cilave u përdorën në 30 dhjetor dhe 2 janar në sulmet kundër Ukrainës.


SHBA dhe aleatët e saj do ta ngrenë çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pasi transferimi i raketave përbën shkelje të sanksioneve që Organizata ka vendosur ndaj Koresë së Veriut.

Kirby tha gjithashtu se Rusia synon të blejë raketa nga Irani.

“Ne do të vendosim sanksione shtesë ndaj atyre që lehtësojnë transferimin e armëve nga Koreja e Veriut dhe Irani në Rusi”, shtoi ai./abcnews.al/




Skip to toolbar