SHBA, lehtësira për studentët shqiptarë: Ja rregulli i ri

Ambasada e SHBA-së ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë të rinjtë shqiptarë që zhvillojnë studimet në Amerikë. Në lidhje me skadimin e vizës, Ambasada njofton se nuk është e nevojshme që të vini në Shqipëri për të bërë rinovimin e saj , për aq kohë sa ndiqni rregullisht universitetin. Megjithatë ambasada e SHBA ka paralajmëron se nuk mund të lëvizin dot nga Shqipëria me vizë të skaduar dhe për këtë duhet të planifikoni në kohë takimin për rinovimin  saj.

Mbajtës të vizave studentore — Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Fajon: BE po i bën padrejtësi Kosovës për vizat

Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se BE është duke i bërë padrejtësi Kosovës që nuk po miraton ende liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. Fajon e ka cilësuar të papranueshme që Bashkimi Evropian nuk e ka marrë ende këtë vendim, pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet.

“Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë në raport me Kosovën, pasi pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve të nevojshme nuk po ua heq vizat qytetarëve të saj”, është shprehur Fajon, e cila ka premtuar se do të vazhdojë të bëjë presion tek institucionet e BE-së deri në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ashtu siç u është premtuar atyre.

“Më vjen keq që konkluzionet e fundit të Këshillit ishin shumë më pak premtuese e konkrete sesa propozimet fillestare sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Është e papranueshme që pavarësisht kushteve të përmbushura Këshilli ende nuk ka arritur të japë dritën e gjelbër për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në rolin tim si raportuese e Parlamentit për liberalizimin e vizave do të vazhdoj të luftoj për Kosovën dhe do të vazhdoj të ushtroj presion ndaj shteteve anëtare për të ofruar atë që është premtuar”, ka deklaruar Fajon për “Zërin”.

“KE fuqimisht dënon çdo thirrje për dhunë. Kërkesa e Holandës për vizat do shqyrtohet me kujdes”

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç ka folur të hënën në një konferencë për shtyp në Bruksel në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri, ku edhe njëherë theksoi se Komisioni Europian dënon dhunën në protesta dhe se dialogu politik duhet të zhvillohet në parlament.

“Ne kemi ndjekur zhvillimet atje dhe kemi reaguar dhe kemi publikuar javën e kaluar progres-raportin. Kemi thënë në të kaluarën në shumë raste se ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar si e drejtë demokratike dhe esenciale, por KE fuqimisht dënon çdo thirrje për dhunë. Kjo është diçka që duhet respektuar në të gjitha rastet. Dhe së dyti ne mbështesim zhvillimin e dialogut në parlament. Më shumë detaje janë shkruar në progres raportin për Shqipërinë, të cilën e bëri publik komisionari Hahn javën e kaluar dhe tani është në dorën e Këshillit për të marrë hapa të mëtejshëm”, tha Koçijançiç.

Ndërsa zëdhënësja tjetër e BE-së dha informacion në lidhje me kërkesën e Holandës për vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë. Ajo tha se KE ka marrë kërkesën e Holandës dhe se tani i duhet 1 muaj për të përgatitur një akt raport për të vënë në dijeni Këshillin dhe Parlamentin e Europës. Zëdhënësja tha se kërkesa e Holandës do të shqyrtohet me shumë kujdes dhe se ky nuk është një vendim që do të merret lehtë.

“Po, ne konfirmojmë se KE ka marrë kërkesën e Holandës. KE do të shqyrtojë me kujdes kërkesën bazuar në rregullat dhe procedurat e qarta. Hapi tjetër është që do të informohet Këshilli i Europës dhe Parlamenti. Sigurisht që vendimi për pezullimin e regjimit të vizave nuk është një vendim që do të merret lehtë, por do të shqyrtohet me shumë kujdes.

Bazuar në rregullat dhe procedurat Komisioni Europian duhet të hartojë  një akt informues brenda 1 muaji”, tha zëdhënësja.

Ruçi jep garanci nga Holanda: Nuk do zbatohet rezoluta për vizat

Holanda nuk do të zbatojë rezolutë për rikthimin e vizave për shqiptarët. Këtë garanci ka dhënë sot nga Holanda, kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi i cili po zhvillon takime me parlamentare atje. Ruçi bën të ditur se ka gjetur mirëkuptim nga deputetët holandezë për ecurinë e reformave të Shqipërisë, si dhe ka marrë garanci se nuk do të zbatohet rezoluta për rikthimin e vizave për shqiptarët.

“Kuvendi Shqipërisë në kuadër të objektivit strategjik për hapjen e negociatave ka muaj qe ka nisur tur vizitash në vende të shumta  e të rëndësishme të BE, në Gjermani, Itali sot në Hollandë. Kemi pasur takime në France, vende të Ballkanit, anëtare të BE. Do kemi takime në Çeki. Sot jemi në Hollandë, ku paraqitem në Parlamentin Hollandez arritjet e Shqipëisë në  kuadër të pesë prioriteteve. Nga kontaktet ne fitojmë duke sqaruar mbi skepticizim apo paqartesitë mbi arritjet tona. Pavarësisht nga jehona mediatike për skepticizmin e Hollandës gjetëm mirëkuptim të plotë, deklaruan se po presin përfundimin e zgjedhjeve europiane, rekomandimin e KE dhe ne fund do shprehen lidhur me vendimin e Hollandës për negociatat.

Sa i takon rezolutës së parlamentit holandez për vizat, një nga deputetët hollandez që votoi rezolutën, tha se nuk do zbatohet”, tha Ruçi.

Në këtë vizitë Ruçi shoqërohej edhe nga Rudina Hajdari e cila përfaqëson opozitën e re në Kuvend. këtë e vuri në dukje edhe Ruçi i cili tha se vendi e ka një opozitë parlamentare dhe se në asnjë takim nuk është pyetur për opozitën jashtë parlamentit.

“Shqipëria ka një opozitë parlamentare. Zonja Hajdari, në takimet këtu në Hollandë, deputetë dhe miq të Hollandës, paraqiti mendimet e saj opozitare, objektive dhe realiste, dhe shprehu se hapja e negociatave është interes kombëtar. Takimet kane qenë  të hapura dhe nuk jam pyetur asnjëherë për opozitën jashtëparlamentare, pasi braktisja e institucioneve dhe parlamentit është e pakuptueshme. Shqipëria ka një parlament dhe një mazhorancë dhe i vetmi mekanizëm për të lëvizur këtë mazhorancë, janë mocionet e besimit, mosbesimit dhe zgjedhjet.  Nuk jam ndjerë asnjëherë i rrezikuar nga protestat e opozitës”, u shpreh kryetari i Kuvendit.

Komisioneri i BE-së: Asnjë kërkesë nga Holanda për vizat

Holanda nuk ka bërë asnjë kërkesë në Bashkimin Europian për vendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë. Këtë e ka konfirmuar sot Komisioneri i BE-së për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e FRONTEX në Tiranë.

“Ne nuk bëjmë komente për atë që vendoset në nivelin e vendeve anëtare, por për derisa thelbi kryesor ka të bëjë me mekanizimin për pezullimin e vizave, që ka interes të madh për ju, më lejoni t’u them se Komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim që kërkon pezullimin e vizave. Për asnjë vend në Europë që përfiton. Nëse mund të ndodhë në të ardhmen, më besoni se do të bëjmë një analizë të kujdesshme nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo në përputhje me procedurat dhe informacionin që ka të bëjë me rrethanat specifike” tha ai.

Komisioneri i BE-së tha se qeveria shqiptare ka bërë një punë të mirë në ndalimin e fluksit të azilantëve në drejtim të vendeve të BE-së, ndërsa theksoi se BE duhet të njohë reformat që ka ndërmarrë vendi.

“Kjo marrëveshje e afron Shqipërinë me BE-në. Nga ana e BE-së ne e kemi dhënë këtë rekomandim në 2018 për çeljen e negociatave dhe i qëndrojmë atij. Siç e dini në fund të fundit është këshilli ai që e merr vendimin për çeljen e negociatave. Që prej qershorit të shkuar Shqipëria ka bërë progres në lidhje me reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar dhe kanabisit dhe kjo duhet pranuar, duhet njohur. Por ky progres duhet të jetë i qëndrueshëm. Punë duhet për të ndalur numrin e aplikimeve të pabaza për azil, dhe unë shoh angazhimin e autoriteteve shqiptare për ta arritur këtë”,- tha ai.

Lidhur me këtë cështje kryeministri Rama është shprehur se numri i shqiptarëve të paligjshëm në vendet e BE-së ka rënë me 27% sipas raportit të fundit të institucioneve të Brukselit, po ashtu edhe azilkërkuesit me 32%. “Emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve vijon që të bjerë në mënyrë të ndjeshme dhe bazuar në raportin e 2018 të KE-së, në 2018 e kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme për në BE 27% më pak shqiptarë se një vit më parë, ndërsa kërkesat për azil janë ulur me 32% në gjysmën e parë të 2018 krahasuar me 2017. Falë bashkëpunimit të disa vendeve partnere që u përballën me këtë problem faktikisht emigrimi është minimizuar në shifra të papërfillshme”,- tha Rama.

VOA: Petrit Vasilit i është refuzuar viza në SHBA

Gjatë intervistës me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila ndodhet për një vizitë pune në SHBA, Zëri i Amerikës zbuloi se Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga autoritetet amerikane.

Sipas informacioneve të VOA autoritetet diplomatike amerikane i kanë refuzuar vizën zotit Vasili, ndërsa Kryemadhi tha se nuk beson se kjo është e vërtetë, por se “nuk e ve dorën në zjarr për askënd”.

Ky informacion i VOA vjen pas qëndrimeve të ashpra të opozitës shqiptare ndaj institucioneve, të cilat kulmuan më djegien e mandateve parlamentare dhe organizimin e protestave të dhunshme në Tiranë. Refuzimi i vizës së zotit Vasili shihet si një sinjal i qartë i mosaprovimit të linjës opozitare nga ana e Uashingtonit, që ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit.

Gazetarja: Znj. Kryemadhi në Kosovë dhe në vendin tuaj ambasada Amerikane po përdor mosdhënien e vizave si një masë ndëshkimore për zyrtarë të korruptuar. Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se ka rreth 170 politikanë shqiptar që i janë refuzuar vizat, është prekur LSI-ja nga kjo?

Kryemadhi: Nuk di të kem ndonjë informacion, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ambasadën Amerikane për çdo politikanë të korruptuar dhe për pjesëtarët e LSI-së që është pjesë e kësaj liste dhe mendoj që është një nga gjërat më të mira, ne e kërkuam dhe Vetting-un në politikë, ku ne si LSI kemi ngritur komisione Vetting-ut brenda në parti, mendoj që politika shqiptare duhet të pastrohet njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e errët e çdo kandidati.

Gazetarja: Sipas burimeve tona, nënkryetari i LSI-së Z. Petrit Vasili është refuzuar viza, mund ta konfirmoni ju këtë gjë?

Kryemadhi: Jo, nuk besoj se i është refuzuar viza, z. Vasili, sepse në qoftë se ka njeri më me pa probleme është z. Vasili, megjithatë unë nuk e vendos dorën në zjarr as për fëmijët e mi dhe as për bashkëshortin tim. Ajo që dua të them është që në çdo rast, çdo ndarje e informacionit në raste të tilla me ambasadën amerikane dhe me LSI-në ne do të jemi të gatshëm, por mos harrojmë vetëm një gjë që z. Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë me z. Lu për sa i përket Reformës në Drejtësi dhe ka qenë një nga njerëzit, i cili ka nxitur dhe ka realizuar përfundimin e komisionit AD-HOC të Reformës në Drejtësi në Shqipëri

“Nuk kthehen vizat për Shqipërinë”. Senatori francez jep garanci

Senatori francez Rachel Mazuir, i pranishëm dje në një aktivitet në qytetin e Korçës, theksoi se nuk do të ketë kthim të vizave për shqiptarët, ndërsa e cilësoi të njënashëm votimin e parlamentit holandez.

“Vendimi i parlamentit holandez është një vendim i pafavorshëm edhe ndaj Europës, është i njëanshëm dhe nuk mendojmë se ky vendim do të ketë ndikim në qëndrimet e Bashkimit Europian”, tha senatori për mediat.

Komente për votimin e parlamentit holandez erdhën edhe nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasak e cila u shpreh se “është një vendim i marrë nga parlamenti holandez, është një parlament sovran duhet kuptuar përmbajtja dhe se ku do të përfundojë, ka një procedurë të tërë dhe nuk jemi të sigurt nëse do të ketë një përfundim. Nuk e di se cili do të jetë kalendari i Europës, ku siç e dinë të gjithë mund të rrëshkasë, por mund të them se në sajë të kësaj vizite të senatorëve francezë u kuptuan ndjeshmëri të ndryshme politike dhe shpresoj që do të nxisë në njëfarë mënyre reflektimin.”

Nuk do të ketë rikthim vizash. Ja pse vendimi i Holandës është politik

Teksa ka mbajtur fjalimin e tij në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Edi Rama ka dhënë garanci se nuk do të ketë rikthim të regjimit të vizave për shqiptarët, ndërsa ka sqaruar edhe vendimin e Holandës duke thënë se ai ishte politik.

 “Një festë fyese në Tiranë për arsyet e atij vendimi dhe aspak përbuzëse për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në kushtet kur ai vendim u përcoll në kanalet televizive si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ndërkohë që është një vendim thjeshtë dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda, ku nuk është sekret ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intensive kundër zgjerimit dhe emigrantëve dhe shqiptarëve.

Është një procedurë parlamentare që nuk ka asnjë implikim të drejtpërdrejt në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Për të shpjeguar pak më konkretisht se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere, asnjëra nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë. Ministri për Drejtësinë në Holandë ka fjalën e tij reagoi duke thënë këtë, ‘nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për ta adresuar’.

Për rikthimin duhet të ketë rritje e emigracionit, rritje e azilkërkuesve, që nuk është e vërtetë, pasi ka ulje, duhet të vërehet mungesë bashkëpunimi, por ka rritje, e konstatuar nga holandezët, së katërti duhet që vendi të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit që ndërmerr këtë procedurë, nuk ekziston dhe së pesti duhet të konstatohet kthimi pas i kritereve teknike, por vlerësoj nga KE, që në dhjetor të 2018 nënvizoi se i plotëson 100%. Qeveria nuk ka ndërmarrë hapa që në bazë të vendimit të parlamentit, në kushtet e një fushatë elektorale, që t[i drejtohet KE-së dhe pastaj KE-ja nëse ka adresim nga qeveria holandeze e shqyrton kriteret që sapo fola” tha Rama në fjalën e tij në Kuvend.

Rikthimi i vizave, Kryemadhi: Jo prej protestave të opozitës, por keqqeverisjes së Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme lidhur me mocionin që Holanda do të dërgojë në KE për pezullimin e përkohshëm të lëvizjes pa viza të shqiptarëve. Kryemadhi e cilësoi këtë vendim një goditje të rëndë për procesin e integrimit të vendit dhe akoma më të rëndë arsyet që e çuan shtetin e Holandës të ndërmerrte këtë veprim.

“Debati dhe vendimmarrja e djeshme e Parlamentit Holandez për t’i propozuar Komisionit Europian kthimin e regjimit te vizave për shtetasit shqiptarë është një goditje e rëndë për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe për mundësinë e mohimit të një të drejtë të fituar me shumë sakrifica 10 vite më parë, siç është e drejta e lëvizjes së lirë pa viza drejt hapësirës Shengen. Motivacioni i këtij mocioni është edhe më i rëndë. Pasi ai ka të bëjë me cënimin e sigurisë kombëtare të Holandës, nëpërmjet shtimit të grupeve kriminale me origjinë shqiptare dhe veprimtarisë së tyre në atë vend.” – tha Kryemadhi në një deklaratë për mediat.

Kryemadhi cilësoi gjithashtu se nuk është opozita ajo që po pengon procesin e Integrimit, por rritja e kriminalitetit në vend dhe lidhja e ngushtë e qeverisë me këto grupe kriminale.

“Parlamenti Holandez konfirmon plotësisht faktin se nuk janë protestat e opozitës dhe djegia e mandateve arsyet e mos çeljes së negociatave, por ajo për të cilën ulëret më shumë se kushdo tjetër është kapja e shtetit, keqqeverisja dhe kapja e gjithë institucioneve nga krimi i organizuar. Jo djegia e mandateve, apo protestat e opozitës krijojnë këtë problem, por janë kriteret e paplotësuara nga keqqeverisja e Edi Ramës, nga keqqeverisja e tij.” – tha Kryemadhi

Asgjë s’ka ndryshuar. BE e thotë qartë: Shqiptarët udhëtojnë pa viza

Megjithëse parlamenti holandez propozoi që Shqipërisë t’i kthehet regjimi i vizave, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka sqaruar njëherë e mirë se asgjë s’ka ndryshuar dhe se shqiptarët do të vazhdojnë të udhëtojnë pa viza.

Madje, Soreca ka theksuar se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat në lidhje me vizat dhe se qeveria holandeze nuk është shprehur qartë.

“Asgjë nuk ka ndryshuar deri në këtë moment, vijon udhëtimi pa viza në zonën Shengen. Më lejoni që të them që kemi ftuar qeverinë shqiptare që të rrisë bashkëpunimin me Holandën për emigracionin e pa ligjshëm dhe lufta kundër krimit. Udhëtimi pa viza është një arritje fantastike për Shqipërinë, që do të thotë ka pasur një progres që prej vitit 2010. Ju e dini që kam qenë në krye të këtij procesi dhe jam i sigurt që Shqipëria do të marrin masat e duhura që të ruhet kjo arritje fantastike”, është shprehur ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. 

Skip to toolbar