“Rindërtimi pas tërmetit nuk cenon pagat e pensionet”

POLITIKË


Arben Ahmetaj deklaroi, një natë më parë në emisionin “Real Story”, se nuk do të ketë rritje të taksave dhe se programi i rindërtimit nuk do të cenojë as pagat dhe as shërbimet. Këtë deklaratë Ahmetaj, kryetar i komitetit të rindërtimit pas tërmetit, e konfirmoi edhe gjatë seancës parlamentare të së enjtes, ku tha se situata e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, nuk do të ketë pasojë në buxhetin e shtetit. Ahmetaj tha se edhe pse kostot e rindërtimit pas tërmeti janë të mëdha, kjo nuk do të ndikojë në buxhet, pasi do të zgjidhet përmes një programi specifik dinamik dhe fondeve të mbledhura.  

Nuk do rrisim asnjë taksë, asnjë taksë, në mënyrë direkte as borxhin s’do e rrisim, por do i përgjigjemi në dinamikë duke nisur nga 1 janari me programin specifik të detajuar të ndërtuar nga vetë kryeministri me ndihmën e komisionit të Ekonomisë e Financave për atë që sot prezantohet si programi i rindërtimit. E theksoj është dinamik, s’ka rritje taksash e që ditën e parë nis me gati 200 milionë USD. Fillojmë me 70 milionë dollarë nga donatorët. Të jeni të bindur do shkojë mbi 150 milionë euro mbështetja nga donatorët, shumë shpejt do jetë konferenca e donatorëve iniciuar nga KE. Thelbi është një program i rëndësishëm rindërtimi që do fokusohet te ndërtimi i banesave në Tiranë, Durrës, Thumanë, Lezhë apo edhe diku tjetër. Paralel do ketë për strehim, që në fillesë në buxhet është 1 miliardë lekë. Kosto e akomodimit në hotel sot është 2.4 milion dollarë në muaj që përballohet nga qeveria. Ky buxhet që kalojmë ne sot këtu nuk preket, nuk ulet e nuk cenohen shërbime e paga e pensione, zero, asnjë shërbim publik nuk cenohet, asnjë subvencion”, tha Ahmetaj.





Skip to toolbar