Ristani: Basha të hap partinë, aleatët t’i shoh rrugës

Më të fundit


Arben Ristani ka komentuar marrëdhëniet me aleatët e PD duke thënë se tani është koha që PD të fokusohet tek vetja, të reflektojë dhe të gjejë zgjidhjen që i duhet për t’u ringritur dhe arritur fitoren përfundimtare që kërkon. Për sa i përket marrëdhënies që PD krijon apo lidh ne aleatët e tjerë ato do i shoh rrugës. Nga studio e “Real Story” Ristani tha se PD është një parti që ka si shtyllë fondamentale vlerat parimore dhe duhet të për qëndrohet tek to, ndërsa aleancat mund t’i shoh edhe në mënyrë pragmatizmi, por fillimisht duhet të forcojë rolin brenda vetës, pasi të bësh pragmatizmin “duhen këllqe të forta”

Unë do preferoja që në këto kohëra pragmatizmi është një gjë, por mbështetja mbi parime është një shtyllë fondamentale e një partie. Në këtë kuptim unë jam që të përqendrohemi më shumë tek vetja dhe aleancat i sheh gjatë rrugës, mund ti përdorësh edhe në mënyrë pragmatiste gjatë rrugës, por së pari duhet të kesh këllqe të forta në partinë tënde.” – tha Ristani


Në lidhje me përfaqësimin e figurave publike të PD, Ristani tha se Basha duhet të ndjek shembullin e Berishës në 2005 dhe të hap partinë drejt figurave të reja dhe atyre që kanë qenë kontribuues në PD.  Ristani theksoi se e gjithë kjo përvojë që ka pasur PD, nuk mund të shkoj dëm.

“Berisha në 2005 erdhi një numër të rinj dhe sigurisht edhe vlerat. Nuk ka parti politike pa u mbështetur tek vlerat. Një vendim nuk mund të bazohet vetëm në ligj por edhe në zemër. Kjo pjesa e zemrës ka të bëj pak me përvojën jetësore që kultivon njeriu. Në këtë kuptim e gjithë kjo përvojë që ka pasur Partia Demokratik nuk mund të shkoj dëm. Duhet ribashkuar dhe rithithur një numër i madh kontributorësh të PD që e kanë dashur dhe e duan dhe janë të lidhur edhe me strukturat e saj. Militantëve duhet t’u flasësh , por që t’u flasësh duhet të kesh edhe çfarë u thuash dhe t’u transmetosh. Po nuk transmetove, po nuk i njohe, po nuk ishe në hallet e tyre, në këtë kuptim ka shumë për të bërë dhe duke e konsideruar shumë të rendë daljen nga sistemi, duhet të veprojmë më idealizmin dhe besimin dhe ndërthurje të njerëzve.”- tha Ristani / realstory.al




Skip to toolbar