Policia ka arrestuar të shtunën një 46-vjeçar nga Mirdita i cili akuzohet për dhunë në familje.
Pas denoncimit të gruas në polici, efektivët vunë në pranga shtetasin me iniciale A.Sh 46 vjeç.
Ai akuzohet se dhunonte bashkëshorten në sy të fëmijëve.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, punonjësit e policisë gjetën dhe sekuestruan në sasinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarakë.
46-vjeçari po hetohet nga prokuroria e Lezhës për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.