Rusia gati të arrestojë kryeministren e Estonisë, Moska e shpall në kërkim

BOTA


Kryeministrja estoneze Kaja Kallas është shpallur person në kërkim nga Rusia. Agjencia e lajmeve Tass raporton se Ministria e Brendshme në Moskë e ka vendosur Kallas në listën e të kërkuarve pasi akuzohet për “veprime armiqësore kundër Rusisë dhe kundër kujtesës së saj historike”.

Në listën e të kërkuarve janë vendosur edhe Sekretari i Shtetit i Estonisë Taimar Peterkop dhe ministri i Kulturës i Lituanisë Simonas Kairys.


Një burim i sigurisë ruse, duke folur në kushte anonimiteti, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS se të tre po ndiqen penalisht për “shkatërrimin e monumenteve të ushtarëve sovjetikë” të Luftës së Dytë Botërore.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Kallas dhe ligjvënësit e tjerë balltikë ishin shtuar në listën e personave në kërkim sipas kodit penal rus pasi kanë “përdhosur kujtesën historike“.

Këta janë njerëz që ndërmarrin veprime armiqësore kundër kujtesës historike dhe vendit tonë“, u tha Peskov gazetarëve.

Kallas sakaq ka qenë një mbështetëse e zëshme e Ukrainës në betejën kundër Rusisë. Ajo ka qenë një nga zërat më të fortë në Bashkimin Evropian dhe në NATO në favor të dërgimit të më shumë armëve në Ukrainë.




Skip to toolbar