Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë më 28 shkurt.
Tirana do të jetë mikpritëse e një samiti për Ukrainën, ku padyshim fokusi do të vendoset tek lufta Ukrainë – Rusi, ndërsa i pranishëm do jetë edhe vetë Zelensky.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që paralajmëroi nga Shkupi samitin dhe vizitën e Zelensky në Tiranë.
Një ditë më pas, 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perendimor, ku fokusi do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, si edhe zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.