SHBA bind Erdogan, armëpushim në Siri

BOTA


SHBA dhe Turqia bien dakord për armëpushimin në Siri. Lajmi u dha nga zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili njoftoi se u arrit një marrëveshje me presidentin turk Erdogan për të ndalur sulmet dhe tërheqjen e trupave ushtarake brenda 5 ditëve. Sipas Pence, SHBA do të ndihmojë në krijimin e një “zone të sigurt” në kufi ku të ketë një “tërheqje të rregullt” të trupave turke dhe atyre kurde.

Një javë pasi forcat turke hynë në Siri, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord për një armëpushim. Të gjitha operacionet ushtarake do të ndalen për 120 orë. Turqia ka rënë dakord për një armëpushim të përhershëm dhe Shtetet e Bashkuara të Amerika do të punojë me Turqinë, do të punojë me kombe në mbarë botën për të siguruar që paqja dhe stabiliteti është rendi i ditës në këtë zonë të sigurt në kufirin midis Sirisë dhe Turqisë, ” tha  Pence


Si pjesë e marrëveshjes për armëpushim Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Turqisë.

Një pjesë e të kuptuarit tonë është se me zbatimin e armëpushimit, Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Turqisë. Dhe sapo të jetë në fuqi një armëpushim i përhershëm, Presidenti ka pranuar të tërheqë sanksionet ekonomike që u vendosën më 14 tetor.” tha Pence

Gjatë konferencës për shtyp ku u njoftua armëpushimi, Pence bëri të ditur se presidenti Trump ka “shprehur mirënjohjen ndaj Erdoganit për arritjen e një armëpushimi.”

Presidenti Trump reagoi në twitter duke shkruar “Faleminderit Erdogan! Shpëtove mijëra jetë. Kjo është një ditë e shkëlqyer për civilizimin. Jam krenar për Shtetet e Bashkuara që kanë qëndruar pranë meje në ndjekjen e një rruge të nevojshme, por disi jo konvencionale. Njerëzit janë përpjekur ta bëjnë këtë “Marrëveshje” për shumë vite. Miliona jetë do të shpëtohen. Urime të gjithëve!

Turqia nisi sulmin e saj javën e kaluar duke synuar të shtynte luftëtarët kurdë nga kufiri dhe të krijonte këtë “zonë të sigurt” për të rivendosur refugjatët sirianë. Ofensiva turke erdhi pasi Presidenti Trump nxori forcat amerikane nga zona. Gjatë ditës së enjte Trump i dërgoi një letër Erdogan ku i kërkonte “të mos bënte të fortin por jepi fund sulmeve ndaj kurdëve në Siri”.




Skip to toolbar