Shfrytëzoi vajzat për prostitucion dhe falsifikoi dokumentet, arrestohet shkodrani

AKTUALITET


Një 37-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe falsifikim të dokumenteve në Itali. Arrestimi i tij u bë në Shkodër, me qëllim ekstradimin në Itali, ku është dënuar me 6 vite burg.

Në pranga ka rënë Ardian Dema, 37 vjeç, i cili përgjatë 2 viteve,  nga 2011-2014 në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë shfrytëzuar vajza për prostitucion duke përdorur dhunë si dhe ka përdorur pasaporta të falsifikuara. 


Për këto vepra, Dema është dënuar nga drejtësia italiane me 6 vjet burg, dënim të cilin nuk e ka kryer. 37-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë, për vuajtjen e dënimit.




Skip to toolbar