Kryemadhi ndryshe nga Basha, “harron” sloganin “Rama IK”

AKTUALITET


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen opozitës në protestën e së hënës, në datën 8 korrik. Ajo ka qenë gjithmonë e ashpër në retorikën e saj kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama. Por të shtunën, ndryshe nga Basha, Kryemadhi nuk e ka përdorur sloganin e protestave të opozitës “Rama IK”.

Ndërsa Basha e kishte përdorur sloganin në komentin e tij të ditës së shtunë. A është kjo fillimi i një ndryshimi në mesin e opozitës, apo thjeshtë një harresë nga Kryemadhi?


Megjithëse akuzon  Ramën se “ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet”.

“Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.

Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!”, shkruan Kryemadhi.

Opozita e bashkuar ka thirrur protestën e 10 kombëtare, e cila do të zhvillohet ditën e hënë në datën 8 korrik.

Protesta 8 korrik

Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30 vjeçar të tranzicionit.Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet.Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet. Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!

Gepostet von Monika Kryemadhi am Samstag, 6. Juli 2019



Skip to toolbar