Sonte në Real Story, rrëfimi i Chris Hill nga Piramidat, te ndikimi i Rusisë: Të vërtetat që nuk i dinim

POLITIKË


Diplomati i parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit, Christofer Hill do të jetë sonte i ftuari i gazetarit Sokol Balla në Real Story në News 24 me një rrëfim mbi të vërtetat e rrugëtimit 30 vjeçar të Shqipërisë dhe rolin e SHBA si për vendin tonë ashtu edhe për shqiptarët.

Ambasadori i parë i SHBA në Shqipëri, i cili në fund ishte edhe Ndihmës Sekretar i Shtetit, do të flasë mbi shumë çështje në Real Story, që nga burgosja e Nanos, te embargo e shkelur me Jugosllavinë. Si u krijuan Piramidat dhe roli i SHBA për Pavarësinë e Kosovës. A duhet të kemi besim te Reforma në Drejtësi? A duhet të stepemi pas JO-së Europiane dhe a duhet t’i frikësohemi forcimit të Rusisë? Për të gjitha këtë dhe shumë çështje të tjera si në Shqipëri dhe në Rajon, Hill pritet t’i japë përgjigje sonte në orën 21:00 në Real Story të Sokol Ballës.





Skip to toolbar