Studimi i SHBA: Mbi 500 xhihadistë, gra dhe fëmijë nga Ballkani janë ende në Siri e Irak

AKTUALITET


Akademia Ushtarake e SHBA ka publikuar së fundi studimin për luftën kundër terrorizmit dhe xhihadizmin në Ballkanin Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Fokusi i studimit nuk janë vetëm ata persona  që kanë shkuar të luftojnë me armë në dorë në Siri e Irak, por edhe ata që kanë vendosur që të njëjtën luftë të motivuar nga e njëjta ideologji xhihadiste ta zhvillojnë me mënyra të tjera në Ballkan.


Studimi i kushton një vend të rëndësishëm edhe problemit të grave dhe fëmijëve që kanë shkuar apo që kanë lindur në Siri dhe Irak, mes tyre fëmijë shqiptarë dhe kosovarë.

Në këtë studim shkruhet se janë mbi 1.000 luftëtarë të rritur meshkuj, gra dhe të mitur nga Ballkani Perëndimor që kanë shkuar në Siri dhe Irak dhe më pas janë kthyer ndërkohë që rreth 500 të tjerë vazhdojnë ende të jenë atje, përfshi këtu dhe shumë fëmijë.

Pas shtatë vitesh luftimesh dhe janë regjistruar të paktën 260 vdekjeve. Ndërkohë që Ballkani Perëndimor ka një njësi të vetën luftarake që raportohet në studim se është një njësi modeste etnike luftarake shqiptare që lufton me Hay’at Tahrir al-Sham në Idlib. Pjesa tjetër e atyre që mbeten në Siri dhe Irak, kryesisht të mitur, mbahen në kampe të zhvendosurve të kontrolluar nga kurdët. Rreth 460 të tjerë janë kthyer gradualisht në shtëpi, duke e bërë Ballkanin Perëndimor rajonin me përqendrimin më të lartë të kthimit të luftëtarëve të huaj terroristë në Evropë.

Në raport shkruhet se që nga viti 2012, rreth 1,070 shtetas të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi udhëtuan për në Siri dhe Irak, duke u bashkuar kryesisht në radhët e Shtetit Islamik dhe një numër më i vogël bashkëpunoi me al-Qa`ida, Jabhat al- Nusra, dhe kohët e fundit me Hay’at Tahrir al-Sham (HTS).

Rreth dy të tretat e kontigjentit, ose 67 përqind, ishin meshkuj në kohën, 15 përqind gra dhe 18 përqind fëmijë.  Kosova kontribuoi me numrin më të madh të burrave në rajon (256),  ndërsa Bosnja dhe Hercegovina kontribuoi me numrin më të madh të grave (61) dhe fëmijë ( 81) .

Për shkak të lindjeve të reja gjatë viteve 2012 dhe 2019, numri i fëmijëve të luftëtarëve të huaj nga Ballkani Perëndimor në Siri dhe Irak është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Sipas të dhënave zyrtare, numri i fëmijëve të lindur nga prindërit kosovarë dhe boshnjakë që nga fillimi i vitit 2019 ishte në 155.  

Gjatë shtatë viteve të fundit janë vrarë rreth 260 luftëtarë nga Ballkani në Siri, ndërkohë që 460 të tjerë janë kthyer në vendet e tyre të kombësisë. Por pavarësisht të kthimeve në raport vërehet se numri i luftëtarëve ballkanas vijin të mbetet i lartë.

Në Siri dhe Irak qëndrojnë  mbi 500 individë, mes tyre shumë gra dhe fëmijë që mbahen në burgjet dhe kampe të kontrolluara nga kurdët, ndërsa një numër më i vogël vazhdon të përfshihet me organizatat ku ata u bashkuan në Siri dhe Irak.

Në përfundim raporti vëren se aktualisht prania e luftëtarëve të huaj të Ballkanit Perëndimor në Siri dhe Irak është në pikën më të ulët që nga viti 2012.

Studimi sugjeron se në këtë situatë qeverinë e vendeve të Rajonit duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi monitorimit të rrjeteve të fuqishme të xhihadit në rajon që mund të aktivizohen nga personat e kthyer nga Siria dhe Iraku. “”Fëmijët e Kalifatit”, përfshirë ata nga Ballkani Perëndimor, ka të ngjarë të përfaqësojnë një sfidë afatgjatë me implikime të sigurisë kombëtare. Si i tillë, ekziston një rast i fortë për t’i dhënë përparësi përpjekjeve për të adresuar këtë sfidë komplekse”, shkruhet në studim./realstory.al




Skip to toolbar